Sport

Manchester City assesi të këndellet, humb pikë edhe ndaj West Bromit

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 15 December 2020

Manchester City nuk po arrinë assesi të gjej ritmin e fitoreve në kampionatin elitar anglez, shkruan Gazeta inFokus.

‘Qytetarët’ sonte kanë luajtur baras 1-1 me West Bromin, në duelin e vlefshëm për xhiron e 13-të në Premierligë.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’, golin për vendasit e realizoi Ilkay Gundogan në minutën e 30’, kurse për mysafirët shënoi Ruben Dias i Cityt gabimisht në portën e tij.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi City mbetet në pozitën e 6-të me 20 pikë, kurse West Bromi në vendin e 19-të me 7-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera