Lajme

Ministria jep paralajmërimin e frikshëm për Covid-19, ka një apel për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 16 July 2022

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar të gjithë qytetarët e Kosovës të testohen për Covid-19 dhe të vaksionohen, shkruan Gazeta inFokus.

Ministria përmes faqes të saj zyrtare në Facebook, ka paralajmëruar rritje të mëtutjeshme të rasteve me Covid-19.

“Rastet me COVID-19 po shënojnë rritje dhe sipas projeksioneve të IKShPK, dinamika në rritje pritet të vazhdoj edhe në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e MSH’së.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Rastet me COVID-19 po shënojnë rritje dhe sipas projeksioneve të IKShPK, dinamika në rritje pritet të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

Ministria e Shëndetësisë përmes institucioneve shëndetësore mundëson qasje të lehtë në:

– vaksina falas, të sigurta dhe efektive në qendrat e vaksinimit në të gjitha komunat, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë,

– teste PCR falas në IKShPK dhe 6 qendrat rajonale (Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan),

– teste rapide falas në shumë prej QKMF-ve,

– trajtim klinik për Covid-19 në QKUK e spitalet regjionale.

Të nderuar qytetarë,

Nëse keni simptoma, lajmërohuni menjëherë në qendrat e testimit, nëse rezultoni pozitivi izolohuni sipas udhëzimeve.

Bartni maskën në mjedise të mbyllura.

Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit.

  • Personat e moshës mbi 12 vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë të vaksinës kundër COVID-19;
  • Personat e moshës mbi 60 vjeç mund të vaksinohen edhe me dozën e IV-të (katër muaj pas marrjes së dozës së III-të)
  • Fëmijët e moshës 5-11 vjeç me dozën e parë dhe të dytë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera