Lajme

Ministria e Zhvillimit Rajonal takohet me krerët e komunave

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 11 January 2018

Ne kuadër te qeverise Haradiaj është themeluar edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal, angazhimi i kësaj Ministrie ka për qellim, një rishpërndarje te buxhetit dhe stabilizimin e zhvillimit rajonal . Ne kuadër të këtij angazhimi kjo ministri do te përkrah komunat me projekte konkrete zhvillimore por edhe bizneset e vogla e te mesme me qellim te rritjes se punësimit ne te gjitha komunat.

Përkrahja do te jetë direkte dhe do te mundësohet nëpërmjet grandeve qe do te implementoj kjo ministri! Ne kuadër të këtij angazhimi sot zv. Ministri Esat Raci, ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës Hani i Elezit, kto takime kanë për qellim ngritjen e bashkëpunimit ne mes te komunave dhe Ministrisë se Zhvillimit Rajonal, përgatitjen e projekteve qe do te zhvillohen gjatë vitit 2018.

Edhe pse buxheti ne kuadër te kësaj ministrie nuk është i mjaftueshëm, angazhimi për zhvillimin e projekteve po behet me dinamik te shtuar, ministri Rasim Demiti, zv. Ministri Raci tashme kanë vizituar disa prej komunave, ne mënyre qe faza e pare e përgatitjes se projekteve te mbyllet qysh ne fillim te vitit! Kjo ministri do te përkrah nëpërmjet grandeve edhe bizneset private, pritet qe shpejt te filloj edhe ky projekt, ku do te të kenë mundësin të aplikojnë te gjitha bizneset !

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera