Lajme

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Të shokuar nga sulmi terrorist në Jerusalem

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 28 January 2023

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka dënuar sulmin terrorist në një Sinagogë në Jerusalem ku mbetën 7 të vrarë e 10 të plagosur.

Në reagim thuhet se sulmi i tmerrshëm në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaust-it shton neverinë ndaj akteve të tilla kriminale.

“Të shokuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në një Sinagogë të Jerusalemit. Fakti që ky sulm ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaust-it e shton akoma edhe më shumë neverinë që ndjejmë ndaj akteve të tilla kriminale. Lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe për të lënduarit e këtij sulmi“-thuhet në reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

-Advertisement-

Jerusalemi u trondit nga një sulm terrorist të premten në mbrëmje me të paktën 7 vetë të vrarë dhe 10 të tjerë të plagosur. Autori i dyshuar i sulmit terrorist, hapi zjarr ndaj besimtarëve që dilnin nga sinagoga pas lutjeve të së premtes mbrëma. Më pas ai u vra nga forcat e sigurisë pasi tentoi të arratisej me një makinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera