Ministri Latifi sivjet viziton Izraelin, nisin përgatitjet

Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 06 April 2022
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është takuar sot me Ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, me ç‘rast temë diskutimi ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.
Latifi tha se është i nderuar për vizitën e ambasadores, e para e këtij niveli në Kosovë, posaçërisht duke e pasur parasysh se Izraeli ka një sistem shëndetësor tejet të zhvilluar prej të cilit mund të mësohet shumë.
Me këtë rast, Latifi përmendi shtatë shtyllat e programit të tij për transformimin e shëndetësisë së Kosovës, duke potencuar se shëndetësia është prioritet për Qeverinë.
Ai e vuri në pah edhe nevojën për krijimin e Qendrave të Ekselencës dhe në këtë pikë edhe Qendrën e Traumës e cila është shumë e domosdoshme për sistemin shëndetësor të Kosovës. Bashkëpunimi në këtë pikë, vlerësoi ai, është shumë i dobishëm pasi që Izraeli këtë Qendër e ka më të avancuarën në botë.
Në vazhdim, Latifi dhe Ziv u pajtuan se një nga fushat e tjera potenciale të bashkëpunimit është edhe rreth digjitalizimit të sistemit shëndetësor kosovar.
Në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e trajnimit të stafit shëndetësor kosovar nga ekspertët shëndetësor të Izraelit, në ato profile ku mungon ekspertiza brenda sistemit tonë.
Ndërkaq, ambasadorja Ziv, tha se shteti i saj është i gatshëm për të bashkëpunuar dhe ndihmuar Kosovën në mënyra të ndryshme për përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe avancimit të fushave specifike, dhe për këtë qëllim ajo njoftoi se tashmë ka filluar përgatitjet për organizimin e vizitës së Latifi në Izrael gjatë këtij viti.

Të tjera
-
Bloomberg: Trump u ka kërkuar shteteve të Ballkanit t’i pranojnë migrantët e dëbuar
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po ushtron...
-
Kapen mbi 130 tonë pleh kimik nga Rusia, u tentua të futej në Kosovë si produkt me origjinë nga Serbia
Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast tentative për mashtrim me origjinën...
-
Kosova me Atashe të Mbrojtjes në Çeki
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Republika...
-
Kufizime ekstreme në takimet me avokatë, krerët e UÇK-së dërgojnë ankesë në Gjykatën Speciale
Një tjetër ankesë e kanë dërguar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ...
-
Seanca gjyqësore për Banjskën mbahet më 9 qershor
Seanca e shqyrtimit ndaj tre të akuzuarve për rastin e Banjskës B.S., V.T. dh...
-
Vendimet e sotme të qeverisë në detyrë, Haziri: Dihet motivi, era fushatë
Lutfi Haziri i LDK-së, duke komentuar vendimet e sotme të qeverisë në detyrë ...
-
Gazetarët ia lënë fjalën në gjysmë Hajrulla Çekut për të marrë një prononcim nga Kurti, ministri: S’më respektuat
Para nisjes së seancës konstitutive, para gazetarëve u deklarua ministri në d...
-
Agjenti i BIA-s dënohet me 5 vite burgim
Është dënuar me 5 vite burgim, agjenti i Shërbimit Sekret Serb (BIA), Aleksan...
-
Tërnava vjen me urimin tradicional në prag të Festës së Bajramit të Vogël: Le t’i hapim dyert e zemrës për nevojtarët, të vetmuarit e të harruarit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka uruar besimt...
-
Rafuna paralajmëron protestë të bizneseve bashkë me punëtorët: Të mërkurën në orën 12:00
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar protest...
-
Punëtorët e KEK-ut kërkojnë urgjentisht rritje pagash, paralajmërojnë masa sindikale
Kryesindikalisti i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nexhat Llumnica, ...
-
Dardan Sejdiu pas 27 dështimeve të kuvendit: Nëse s’keni guxim me udhëheq, keni dinjitetin me u tërheq
Ekonomisti Dardan Sejdiu pas 27 dështimeve për t’u konstituuar Kuvendi i Koso...