Lajme

Kosova me Atashe të Mbrojtjes në Çeki

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 05 June 2025

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Republika e Çekisë e ka miratuar kërkesën e Republikës së Kosovës për akreditimin e atasheut të mbrojtjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci tha se kjo është edhe një objektivë e përmbushur, që është zgjerimi i rrjetit diplomatik të atasheve të mbrojtjes.

Ai njoftoi se atashe do të jetë Kolonel Bekim Zejnullahu.

-Advertisement-

“Lajm shumë i mirë, Republika Çeke miraton kërkesën e Kosovës për akreditim të atasheut të mbrojtjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kolonel Bekim Zejnullahu, do të shërbej si atashe jorezident në këtë shtet. Një objektivë tjetër e përmbushur gjatë këtij viti, zgjerimi i rrjetit diplomatik të atasheve të mbrojtjes po ndodhë në vazhdimësi”, ka shkruar ministri në detyrë i Mbrojtjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera