Lajme

“I marrin 500 mijë euro”, një grup i qytetarëve proteston para nisjes së seancës

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 05 June 2025

Para nisjes së seancës së 27-të të Kuvendit, një grup i qytetarëve ka bërë një protestë paqësore duke shprehur kështu pakënaqësinë lidhur me situatën.

Orest Havolli, student i drejtësisë, i tregoi për Klan Kosovën edhe arsyen se pse ka protestuar.

Ai mbajti edhe një pankartë me mbishkrimin 500.000 euro duke thënë se deputetët e kanë për obligim konstituimin e Kuvendit.

-Advertisement-

“Deri më tani janë shpenzuar 500 mijë euro. Janë taksat tona që janë shpenzuar në mëditjet e deputetëve që e kanë për obligim ta konstituojnë Kuvendin”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera