Lajme

“Iu ikin gazetarëve thu se po duan t’ia heqin kravatat prej fyti”, disa qytetarë mblidhen para Kuvendit kundër bllokadës

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 05 June 2025

Një grup qytetarësh janë mbledhur sot para Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër bllokadës politike që ka lënë institucionin më të lartë ligjvënës pa funksion për muaj të tërë. Para nisjes së seancës së 27-të konstituive, ata kërkuan fund të krizës dhe më shumë transparencë nga deputetët.

Njëri nga qytetarët shprehu revoltën për sjelljen e deputetëve ndaj gazetarëve, duke thënë:

“Iu ikin gazetarëve thu se po duan me ua heq kravatat prej fyti. Turp është kjo.”

-Advertisement-

Ai theksoi se ndodhen aty për të ngritur zërin kundër situatës së stërzgjatur politike, ku seancat mbahen pa rezultat dhe deputetët largohen pa dhënë asnjë përgjigje për qytetarët, shkruan Gazeta Infokus.

“Erdhëm me iu thënë që boll është boll. Nuk po i lënë shefat e grupeve parlamentare as me u shprehë. Veç hynë, nënshkruhen dhe dalin. Çka me bë na? Çka me bë pensionerët me 100-120 euro?”, pyeti ai.

I njëjti qytetar tha se ndjehet i turpëruar që në këtë moshë ka dalë të protestojë, por shtoi se nuk do të ndalen nëse Kuvendi vazhdon të mos funksionojë.

“Sot kemi ardhë 5, 6 apo 10. Nëse vazhdojnë kështu, kemi me e rritë numrin.”

Kjo protestë simbolike vjen si pasojë e pakënaqësisë së thellë qytetare me situatën politike që ka lënë Kosovën pa institucione funksionale që nga zgjedhjet e mbajtura pesë muaj më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera