Lajme

Kryeziu: Si masë reciprociteti e pranojmë Sala Jasharin e Nait Hasanin për nënkryetarë të PDK-së, asnjë nga LDK

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 05 Qershor 2025

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj qëndrimeve të partive opozitare për propozimin e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, duke thënë se subjektet tjera politike nuk mund t’i tregojnë partisë fituese se kë duhet të kandidojë.

Sipas saj, në shenjë reciprociteti, Vetëvendosje ka vendosur të mos pranojë asnjë emër nga LDK-ja për postin e nënkryetarit të Kuvendit, ndërsa nga PDK-ja janë të pranueshëm vetëm Nait Hasani dhe Sala Jashari, shkruan Gazeta Infokus.

“Meqenëse ata po kanë preferenca se kë ta propozojmë ne për kryetare, edhe ne po i shprehim preferencat tona – Nait Hasani dhe Sala Jashari janë të pranueshëm nga PDK-ja, askush tjetër për kryetar të Kuvendit. Ndërkohë, nga LDK-ja, në shenjë reciprociteti, nuk po e pranojmë asnjë deputet”, deklaroi Kryeziu.

-Advertisement-

Ajo theksoi se qëllimi i partive opozitare nuk është zgjidhja, por vazhdimi i bllokadës institucionale, që sipas saj po ndodh me qëllim të qartë politik.

“Opozita po bën shkelje me mosvotim për herë të 19-të, ndërsa Vetëvendosje është e gatshme të votojë. Kjo e drejtë na garantohet me Kushtetutë. Që nga fillimi i kësaj sage, synimi i opozitës nuk ka qenë zgjidhja, por bllokada,” shtoi ajo.

Deputetja e VV-së tha se sjellja e opozitës është e paqartë dhe kontradiktore, pasi “nuk duan as zgjedhje të reja, as zhbllokim të Kuvendit”, duke lënë të nënkuptohet se qëllimi mund të jetë krijimi i ndonjë koalicioni të pazakontë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy