Miftaraj për Byronë Shtetërore: I parakohshëm, nuk shpresojmë në zbatim të tij
Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 10 February 2023
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj po konsideron se Ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili është miratuar dje në Kuvendin e Kosovës, është i parakohshëm, madje siç shprehet ai nuk pritet zbatueshmëri e madhe e kësaj nisme.
Miftaraj në një intervistë për KosovaPress, shpreson që janë marrë parasysh të gjitha rekomandimet e dala nga Komisioni i Venecias, në të kundërtën siç tha ai Ligji për Byronë Shtetërore, rrezikon të mos e marrë bekimin e Gjykatës Kushtetuese nëse dërgohet në këtë institucion.
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj pret që përzgjedhja e drejtoritë të Agjencisë por edhe stafi tjetër të emërohen përmes një procesi të rregullt të bazuar në meritokraci.
“Shpresojmë që partia në pushtet me rastin e miratimit të tij ka marrë për bazë rekomandimet e IKD-së, Komisionit të Venecias por edhe të shoqërisë civile në mënyrë që ky ligj të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe i cili nuk cenon të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës. Në këtë fazë duke mos pas qasje në draftin final, nuk jemi në gjendje të komentojmë përmbajtjen nëse i njëjti është në pajtim me Kushtetutën…”
“Nëse ky ligj do të filloj të hyjë në fuqi dhe fillon të zbatohet, është me rëndësi që partia në pushtet të sigurohet që drejtori i Agjencisë por edhe stafi tjetër të emërohen përmes një procesi të rregullt, të bazuar në meritokraci në mënyrë të drejtë dhe të pavarur e me transparencë ndaj publikut”, ka thënë ai.
Sipas tij, me funksionalizimin e kësaj Agjencie e cila në bazë të asaj që përcakton ligji pritjet janë që të filloj punën në muajin nëntor-dhjetor.
Miftaraj konsideron se Ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme, është i parakohshëm dhe u është besuar gjyqtarëve, të cilët i kritikon vazhdimisht Qeveria.
“Me këta gjyqtarë të cilët sot i kemi me numrin e vogël, me gjyqtarë që nuk janë të specializuar por edhe me integritet të kontestuar në shumë raste nuk është që do të kemi shpresë të madhe në zbatimin e këtij ligji sepse kemi thënë nëse Lëvizja Vetëvendosje në njërën anë i gjykon në publik gjyqtarët se janë të padrejtë se nuk kanë integritet dhe nuk e zbatojnë ligjin, atëherë do të thotë të njëjtëve gjyqtarë kjo parti politike iu ka jep në dorë një ligj i cili do të thotë në fund të fundit duhet të zbatohet nga të njëjtit”, tha ai duke shtuar se “Nuk duam ta paragjykojmë, por ajo çka mund të themi lirisht është që ky ligj është i parakohshëm, por që le të shpresojmë se ky ligj do të zbatohet nga gjyqtarët dhe nuk do të zbatohet njëjtë sikur me ligjet tjera”.
Lidhur me paralajmërimin e Partisë Demokratike të Kosovës se këtë ligj do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, Miftaraj theksoi se nëse nuk janë përfshirë komentet e Venecias, mund të ngritet dyshimi se nuk është zbatuar Kushtetuta e Kosovës.
“Nëse janë marrë për bazë ato dhe janë pjesë e ligjit, mund të themi se mund ta merr edhe bekimin e Gjykatës Kushtetuese, por nëse nuk janë marrë parasysh komentet e Komisionit të Venecias, atëherë mund të ngrisim dyshime që ky ligj nuk është se i ka zbatuar apo ka respektuar të drejtat e njeriut siç parashikon Kushtetuta…Në Kuvend nuk është se ka pasur një debat cilësor por që tanimë fatkeqësisht kjo është krijuar një praktikë, ku partia në pushtet nuk është se po iu kushton shumë rëndësi konsultimeve publike të gjitha fazave deri në miratim”, u shpreh Miftaraj. /KP
Të tjera
-
Kosova pa institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore
Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregull...
-
Molotov dhe vezë para Bashkisë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Veliajt
Është përshkallëzuar protesta para Bashkisë së Tiranës gjatë ditës së sotme. ...
-
Një ekip i FSK-së po trajnohen me ushtrinë britanike në Belize, ministri Maqedonci publikon fotografi
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka publikuar një fotografi të një ekipi...
-
Deklarata e përbashkët kino-franceze mbi situatën e Lindjes së Mesme
Me ftesën e presidentit të Republikës Franceze Emmanuel Macron, presidenti i ...
-
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Tahiri: Qeveria duhet të jetë e mençur
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet rr...
-
Anëtarëve joprokurorë të KPK-së do t’u takojë paga e prokurorit të Krimeve të Rënda
Më 6 vota për, 3 abstenime dhe asnjë kundër Këshilli Prokurorial i Kosovës (K...
-
Gjilanasi gjobitet me 500 euro dhe i konfiskohet vetura për shkelje të rregullave të trafikut
Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri ...
-
Trἀgjedia në Shkodër, gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna
Pas shumë kërkimesh është gjetur edhe trupi i djalit 3-vjeçar i familjes Arra...
-
BE-ja miraton programin 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Serbia kushtëzohen me “rezultate në normalizim”
Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar një program në vlerë 6 miliardë eur...
-
Kryeministri Kurti: Krimet e Serbisë janë të dëshmuara dhe do të adresohen para drejtësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët që ranë 25 vjet më ...
-
Policia në Pejë sekuestron 40 motoçikleta
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka hartuar planin operativ “Motoçiklis...
-
Osmani flet në ngjarjen e MCC në prani të George W Bush: SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkua...