Sport

Messi – Miami, lajmi i papritur

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 16 September 2018

David Beckham kërkon të sjellë te skuadra e tij e Inter Miami, në kampionatin amerikan të futbollit (MLS), kampionin argjentinas Lionel Messi, 5 herë fituesin e Topit të Artë.

Lajmi konfirmohet nga e përditshmja britanike Daily Mail, sipas së cilës ylli i futbollit britanik synon që të hyjë në kampionin amerikan në vitin 2020 me një emër të fuqishëm në përbërje siç është ai i Messit.Prania e kampiomnit argjentinas në skuadër do të thotë shumë për Beckham, pasi do të sillte shumë tifozë e sponsorëk, ndaj strategjia e britanikut është mjaft e saktë.

Palët ende nuk kanë nisur kontakte në lidhje me këtë transferim apo ide të ish-lojtarit të Manchester United, por gjasat janë që Messi të lëvizë nga Barcelona drejt Amerikës pas dy apo 3 sezonesh.Kontrata e “pleshtit” me Barcelonën skadon në fund të sezonit 2020-2021, atëherë ai do të jetë 33 vjeç dhe MLS mund të jetë një mundësi e mirë për të mbyllur karrierën.Në atë moshë Messi do të jetë tërhequr edhe nga kombëtarja, ndërkohë që skuadra e Inter Miami i zhvillon ndeshjet në Florida, në një zonë me popullsi 70% latine, çka mund ta favorizojë këtë lëvizje në merkato.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera