Sport

Messi i emocionuar pas vdekjes së ish-trajnerit të Argjentinës

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 09 December 2020

Ish-trajneri i kombëtares së Argjentinës, Alejandro Sabella, vdiq të martën në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemër, shkruan Gazeta inFokus.

Sabella po drejtonte Argjentinën në finalen e botërorit në vitin 2014, ku edhe u mposhtën nga Gjermania në minutat shtesë të takimit, pas golit të Mario Gotzes.

Nga vdekja e tij është prekur shumë Lionel Messi,i cili ka treguar se ai e kishte ndihmuar shumë gjatë karrierës së tij.

-Advertisement-

“Ka qenë kënaqësi të ndaja aq shumë me ju”.

“Alejandro ishte njeri i madh, përveç se ishte një profesionit shembullor i cili ma ndryshoi karrierën dhe më ndihmoi të mësoj shumë”.

“Së bashku ne i shijuam disa prej kujtimeve të mia më të mira në futboll gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës dhe gjatë vetë Kupës së Botës. Ngushëllime familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar Messi në instagram./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera