Lajme

Mësohen moshat e viktimave të sotme nga aksidenti në rrugën Shtime-Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 22 February 2023

Janë mësuar moshat e sakta të katër viktimave të sotme nga aksidenti në magjistralen Ferizaj-Shtime.

Viktimat janë të lindur më: 1984, 1986, 2000 dhe 2002, raporton klankosova.tv

Lajmin për aksidentin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, I cili tha se në aksident janë përfshirë 3 vetura.

-Advertisement-

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera