Uncategorized

Mësohen arsyet e afatit 48-orësh të Thaçit ndaj Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 07 January 2020

Takimi mes tyre ishte shumë i shkurtër.

Pas takimit të shumëpërfolur në mes të kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurtit me Presidentin Hashim Thaçin, ky i fundit tha që ka vendosur një ultimatum, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Thaçit, ky i ka dhënë afat Kurtit 48 orë për të propozuar mandatarin për të udhëhequr me qeverinë.

-Advertisement-

Por, një gjë të tillë, që është folur për afate e ka mohuar Kurti.

Ndërsa, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Zyra e Presidencës së Kosovës, ka thënë që afati 48-orësh është kërkesë politike, shkruan gazeta inFokus.

“Të gjithë e pranojnë urgjencën për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Marrë parasysh këtë fakt, presidenti ia ka dhënë Kurtit 48 orë që të bëjë përpjekje që të paraqesë kandidatin për kryeministër. Natyrisht, kjo ka qenë kërkesë politike e bazuar në nevojën për të krijuar qeverinë e re, e cila do t’i shërbente nevojave të popullit. Shpresojmë që Kurti do ta propozojë kandidatin sa më parë”, thuhet në deklaratë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera