Lajme

Mesazhi i Osmanit për partinë e saj dhe qytetarët: Zëri juaj sot nuk u dëgjua

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 25 March 2020

“Qeveria ndërmjet partisë sime LDK-së e VV-së ka qenë e zonja ta luftoj krimin e organizuar që e dëshmoi në këto pak ditë, prandaj nuk mund të pajtohem me këtë mocion aq më tepër në këtë kohë të rëndë, pasi duke e votuar ne e braktisim vullnetin e qytetarëve tanë, të nderuar qytetarë e di që ndjeheni të lodhur e të fyer, e kështu ndihem edh eunë, sepse zëri juaj sot nuk është dëgjuar, e unë dua që zëri i secilit e cili do të jetë fati që do zgjohen nesër prandaj edhe do flas me zërin që ma fuqizuat ju, duke pasur barrën e rnëdë për të udhëhequr këtë seancë, sot nga kjo foltore e nesër nga një dritare sa do të vogël do kërkoj më të mirë, unë e kam të drejtën morale të flas në emër të elektoratit të LDK-së në zgjedhejt e fundit isha kandidate për kryeminsitre e e di cila ishte kontrata, ajo ishte jo koalicion me partitë e PAN-it e po luftës ndaj korrupsionit, qytetarët i kam dëshmitarë, unë jam kundër çdo marrëveshje me partitë e PAN-it e nuk e thyej besimin e elektoratit të LDK-së me asnjë çmim, në çdo lagje e qytet kam kërkuar besimin me sloganin BESO, pasi edhe vet kisha besimin për tu angazhuar për ndryshimin e shtetit, pasi partitë e PAN-it do t’i dërgojmë në opozitë, unë nuk kam kaluar në asnjë parti tjetër, pasi asnjë qëndrim nuk e kam ndryshuar, asnjë të vetëm, secilin e kam mbrojtur, unë kam qëndruar fuqishëm në parimet e platformën që e kam shpalosur para qytetarëve, të dashur qytetar, në politikë sikurse edhe në jetë nganjëherë duhet ta paguash çmimin, e këtë e kam provuar më shumë se njëherë, por parimësia tregon udhën e vërtetë, e unë nuk përtoj t’u përtoj tu rrekem atyre, edhe nëse kjo nuk kuptohet nga disa mendjeshkurtër që më akuzojnë që po e tradhëtoj LDK-në e e këkrojnë largimin tim nga LDK, a ma tregojmë mua derën.

Por, është një derë e rrugë që e kam ndjek atë që ma shtron besimi qytetar, e atë nuk e kam ndërmend me braktisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera