Lajme

“Mendjendriturit” përmbledhja më e mirë që është bërë deri tani për parashkollorët

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 23 August 2022

Shtëpia botuese “Magjia e librit” ka nxjerrë në botim librin “Mendjendriturit”, i cili është përmbledhje e një grupi autoresh profesioniste si Merita Shala, Mimoza Shahini, Fatime Demolli-Mustafa, Antigona Gjaka – Gllareva dhe Kimete Hoxha – Jakupi.

Ky libër nga vet shtëpia botuese po cilësohet si përmbledhja më e mirë për parashkollorët i publikuar deri më tani, shkruan Gazeta Infokus.

Libri u vjen në ndihmë vogëlushëve parashkollor dhe edukatoreve të tyre, kurse krahas librit do të jenë edhe 40 fleta pune e posterë, të cilët e kompletojnë librin.

-Advertisement-

Përmes këtij libri parashkollorët do të mësojnë duke u argëtuar njëkohësisht, gjë që e bën mësimnxënien për ta më të lehtë dhe më të kapshme.

Postimi i plotë:

“MENDJENDRITURIT
Libër për parashkollorët, grupmosha 5-6 vjeç
Autorë: Merita Shala, Mimoza Shahini
Fatime Demolli-Mustafa, Antigona Gjaka-Gllareva dhe Kimete Hoxha Jakupi
Një libër i punuar nga profesionistët e fushës ju vjen në ndihmë voglushëve dhe edukatorëve të cilët do ta fillojnë rugëtimin e dijes në jetën e tyre.
Ky libër i ndarë në disa kapituj, është përbmledhja më e mirë që është bërë deri tani, me përmbatje të kapshme të cilat ndihmojnë vogëlushët në zhvillimin e potenciali të tyre.
Krahas librit i gjeni 40 fleta pune dhe dy posterë të cilët e plotësojne dhe kompletojnë librin.
Gjithashtu edukatorët/ et, të cilët/ at zgjedhin të punojnë me librin Mendjendriturit, do t’iu dhurohet edhe Libri i Punës në formë elektronike.
Këto material do të bëjnë që parafillorët të kenë para vetes një libër ku ata do të argëtohen, mësojnë dhe ushtrojnë pafund.
Rrugë të mbarë mendjenriturit e vegjël më librin Mendjendriturit!
TA GËZONI LIBRIN DHE VITIN E RI SHKOLLOR!”, shkruan në postimin e publikuar nga Shtëpia botuese “Magjia e librit”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera