Lajme

Mehaj: Kadetët tanë frymojnë e veprojnë me ndjenjë të vetme, atë të fitores

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 24 November 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka treguar se Kadetët e FSK-së, janë sfiduar nëpër terene te vështira malore, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ata janë testuar në udhëheqjen, punën ekipore, vetëdisiplinën, guximin, qëndrueshmërinë fizike dhe navigimin në terrene sfiduese.

“Kadetët tanë frymojnë e veprojnë me ndjenjë e vetme, atë të fitores edhe në TRIUMFIN DARDAN 2022. Në patrullën vjetore “Triumfi Dardan 2022” kadetët tanë të ngarkuar me 35 kg, në distancë prej 33 km, u sfiduan nëpër terrene të vështira malore, ku testuan udhëheqjen, punën ekipore, vetëdisiplinën, guximin, qëndrueshmërinë fizike dhe navigimin në terrene sfiduese. Edhe këtë herë, kadetët tanë dëshmuan se janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe gjithmonë triumfues”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera