Lajme

Mediumi gjerman: Është koha të përshpejtohet procesi i anëtarësimit në NATO dhe BE i Ballkanit Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 14 May 2022

BE duhet të mbajë premtimet për një EvropË të lirë dhe të bashkuar. Kjo duhet të vlejë edhe për Ballkanin Perëndimor, shkruan fillimisht media gjermane Frankfurter Rundschau.

Sipas kësaj të fundit, pika e kthesës për kontinentin e vjetër ka ardhur më 24 shkurt 2022, datë e cila do mbahet mend gjatë historisë kur Rusia sulmoi Ukrainën.

Tani nuk ka dyshime te politikanët evropianë për tentativat e Vladimir Putinit, për të shtyrë dhunshëm vijat kufitare, duke përbërë rrezik substancial për shtetet fqinje të saj, të cilat nuk janë pjesë e NATO dhe BE, përcjell Gazeta Express.

-Advertisement-

Suedia dhe Finlanda po përgatiten për t’u anëtarësuar në NATO, kurse shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të shfrytëzojnë zhvillimet e fundit për anëtarësimin në BE.

Normalisht, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor duhet të ketë si udhëzim demokratizimin e mëtejshëm të tyre, ndërtimin e shtetit ligjor dhe mbrojtje të Drejtave të Njeriut.

Në fund media gjermane tregon se nuk ka mundësi më të mirë paqeje dhe mirëqenieje për rajonin në zemër të Evropës, sesa anëtarësimi në BE. Rol kryesor për këtë duhet të marrin Gjermania dhe Greqia, që do mundësonte edhe uljen e ndikimit të vendeve jo anëtare të BE, si Kina dhe Rusia.

Është koha që tani të hapen negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera