Më 9 maj Rusia mund “t’i shpallë” luftë Ukrainës, Putin mund edhe t’i pezullojë zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus
12:30 | 04 May 2022
Data 9 maj, në Rusi është e njohur si “Dita e Fitores”, e cila përkujton humbjen e nazistëve më 1945.
Kjo ditë shënohet nga një paradë ushtarake në Moskë, ku liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit, në Sheshin e Kuq.
Këtë datë, zyrtarë perëndimorë kanë besuar prej kohesh se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta përdorë rëndësinë simbolike dhe vlerën propagandistike të kësaj date për të shpallur ose një arritje ushtarake në Ukrainë ose një përshkallëzim të madh ose edhe të dyja, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Putin, ka një nuhatje të mirë për simbolizmin, pasi ka nisur pushtimin e Ukrainës një ditës pas “Ditës së Mbrojtësit të Atdheut”, e cila është një tjetër ditë ushtarake me rëndësi në Rusi.
Për sa i përket vazhdimit të mobilizimit, Putin ka shumë opsione në tryezë, sipas analistit të lartë për Rusinë në “Crisis Group”, Oleg Ignatov.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili nuk i ka shpallur zyrtarisht luftë Rusisë, vendosi ligjin ushtarak në Ukrainë kur filloi pushtimi rus në fund të shkurtit.
Një opsion tjetër për Putinin është të miratojë ligjin e mobilizimit të Rusisë, i cili mund të përdoret për të filluar një mobilizim të përgjithshëm ose të pjesshëm ushtarak “në rastet e agresionit kundër Federatës Ruse ose një kërcënimi të drejtpërdrejtë agresioni, shpërthimi i konflikteve të armatosura të drejtuara kundër Federatës Ruse”.
Kjo do t’i lejonte qeverisë jo vetëm të grumbullonte trupa, por edhe të vendoste ekonominë e vendit në një bazë lufte.
Forcat ruse në bazë të statistikave kanë humbur të paktën 15 mijë ushtarë që nga fillimi i luftës dhe do të nevojiten përforcime nëse Moska dëshiron të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë.
Ignatov tutje tha se mobilizimi mund të nënkuptojë zgjatjen e rekrutimit për ushtarët aktualisht në forcat e armatosura, thirrjen e rezervistëve ose sjelljen e burrave të moshës luftarake që kanë pasur stërvitje ushtarake.
“Kjo do të ndryshonte të gjithë narrativën e Kremlinit,” tha Ignatov, duke shtuar se këto masa do ta detyronin Putinin të pranonte se pushtimi i Ukrainës nuk ka shkuar sipas planit.
“Është një vendim shumë i rrezikshëm,” shtoi Ignatov, duke shpjeguar se mobilizimi në shkallë të plotë do të dëmtonte gjithashtu ekonominë ruse.
Këto lëvizje të Putinit, mund ta zvogëlojnë mbështetjen për të në Rusi, pasi disa rusë mbështesin pushtimin e Ukrainës, por pa dashur të shkojnë personalisht në luftë.
“Mund të jetë ende e mundur që Putini të miratojë ligjin e mobilizimit pa i shpallur zyrtarisht luftë Ukrainës”, tha Ignatov.
Më tej, Ignatov si mundësi e sheh edhe vendosjen e ligjit ushtarak në Rusi nga Putini, duke pezulluar kështu zgjedhjet dhe duke e përqendruar pushtetin edhe më në duart e tij.
Ligji ushtarak do të vendoste rregulla të tilla si kufizime për burrat në moshë luftarake që largohen nga vendi, të cilat gjithashtu mund të rezultojnë jopopullore, shtoi Ignatov.
Për analistin Ignatov, opsione të tjera përfshijnë aneksimin e territoreve të shkëputura të Luhanskut dhe Donetskut në Ukrainën lindore, duke bërë një shtytje të madhe për Odesën në jug, ose shpalljen e kontrollit të plotë mbi qytetin port jugor të Mariupolit.

Të tjera
-
Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë ...
-
Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë...
-
Nesër, temperaturat deri në 36 gradë celsius
Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga d...
-
Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstit...
-
Terròristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i A...
-
Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar...
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...