Më 8-10 tetor mbahet në Prishtinë Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/naa-800x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
12:55 | 06 October 2022
Më 8 deri më 10 tetor 2022 në Prishtinë do të mbahet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“.
Në këtë seminar pritet të jenë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.
Në komunikatë bëhet e ditur se në këtë seminar do të diskutohet për sfidat dhe perspektivën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor, siç thuhet aty në një mjedis të ndryshueshëm të sigurisë evropiane, mbështetjen e NATO-s për paqen dhe stabilitetin në rajon, për qeverisjen dhe reformën e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe mbikëqyrjen parlamentare mbi institucionet e sigurisë në Kosovë.
“Ligjvënës të NATO-s, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, si dhe të institucioneve e organizatave të ndryshme ndërkombëtare, do të diskutojnë gjithashtu për perspektivën e integrimit evropian të Kosovës dhe progresin e deritashëm, për situatën ekonomike në rajon pas Covid-19, për rolin e të rinjve në ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme, për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, zhvillimet politike dhe të sigurisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, implikimet e luftës në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor, shtrirjen dhe implikimet e ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, pastaj për kontributin e grave për paqen dhe sigurinë rajonale, pjesëmarrjen politike të tyre në Kosovë, si dhe forcimin e sundimit të ligjit e luftimin e korrupsionit”, thuhet në komunikatë.
Bëhet e ditur se Seminari i 102-të Rose-Roth organizohet në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës.
“Seminari i 102-të Rose-Roth organizohet në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, deputetit Driton Hyseni, si dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane e të Qendrës së Gjenevës për Qeverisje të Sektorit të Sigurisë (DCAF), së bashku me Komisionin për Ekonomi dhe Siguri. Qëllimi kryesor i Seminareve Rose-Roth është lehtësimi i dialogut që lidhet me çështjet e sigurisë rajonale, në mesin e ligjvënësve të NATO-s dhe vendeve partnere”, thuhet tutje në komunikatë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/Untitled-design-2-1024x538-1.png)
Të tjera
-
Kina dhe Franca nisin misionin për të kuptuar më mirë gjithësinë
Një satelit i Francës dhe Kinës është lëshuar të shtunën drejt hapësirës, për...
-
Mungesa e rezultateve për të pagjeturit, Hoti paralajmëron palën serbe
Muret e zyrës së tij nuk janë aq të mëdha për t’i bërë vend të gjithë të pagj...
-
Deputetja e AAK-së: Qeveria nuk po bën asgjë për sigurimet shëndësore të Policisë së Kosovës
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline thotë se sigurimi për Poli...
-
Sindikata e Policisë: Ministri Sveçla na premtoj se shumë shpejtë bëhen sigurimet shëndetësore për policët
Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, për FrontOnline, ...
-
Lekaj: Kosova ka një kryeministër shumë të dobët në dialog, prandaj nuk po mbyllet raporti Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi...
-
Çekia thotë se Kosova dhe Serbia duhet të afrohen me standardet evropiane, të reformojnë veten e tyre
Zgjerimi i Bashkimit Evropian për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor ...
-
Kastrati e quan ‘mjeran’ Surroin: Gjithmonë ka qenë i shkëputur nga identiteti ynë
Deputeti I PDK’së, Ardian Kastrati ka reaguar pas një deklarate të publicisti...
-
Shtrëngata të mëdha me breshër masiv kaplojnë Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë
Në raportin më të ri parashikues të Institutit Eksperimental për studimin e s...
-
Nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për fajde që u arrestuan në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar masën e paraburgimit katër të arrestu...
-
Humolli: Kurti vazhdon me takime që nuk i ndihmojnë paqes në Ballkan, ende nuk mori mësim nga kjo politikë e gabuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi...
-
Paralajmërohet kujdes, pas temperaturave jashtëzakonisht të larta, stuhitë e forta pritet të pushtojnë vendin
Një ditë jashtëzakonisht e nxehtë ka mbretëruar edhe gjatë ditës së sotme. Qy...
-
Rukiqi (LDK): Një javë plot propagandë e dyshes Bislimi-Murati
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se dy anëtar...