Sport

Mario Gotze tregon se si e refuzoj Bayern Munichin në verë

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 23 December 2020

Mario Gotze ka bërë të ditur se ka refuzuar rikthimin e në ‘Allianz Arena’, shkruan Gazeta inFokus.

Gotze është pjesë e Eindhoven PSV, por ofertat për ribashkim me bavarezët nuk i kanë munguar.

Në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’, Gotze ka treguar se synimet e tij tani lidhen vetëm me PSV-n.

-Advertisement-

“Në verë ne folëm haptazi për të ardhmen time, për planet e Bayernit. Ata më thanë se më vlerësojnë mua si person dhe si lojtar dhe se mund të më kthenin në Bayern. Por tani unë jam në Eindhoven dhe jam plotësisht i përqendruar në synimet e mia”, deklaroi ai.

28 vjeçari ishte pjesë e Bayernit gjatë viteve 2013-2016./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera