Maqedonci takohet me kryesuesin e ardhshëm të Komitetit të NATO-s

Autori: Gazeta inFokus
16:08 | 10 November 2023
Në kuadër të vizitës zyrtare, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot u prit në takim nga shefi i Mbrojtjes së Italisë dhe kryesuesi i ardhshëm i Komitetit të NATO-s, admiral Giuseppe Cavo Dragone.
Bëhet e ditur se palët diskutuan për situatën aktuale gjeopolitike, zhvillimin e FSK-së, bashkëpunimin bilateral me Italinë në fushën e mbrojtjes dhe synimin tonë si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE.
“Ministri Maqedonci e falënderoi admiralin italian për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Italia ka ofruar përmes trupave të KFOR-it dhe EULEX-it. Nga ana e tij, admirali shprehu vlerësim të lartë për mënyrën se si është menaxhuar sulmi terrorist në veri të vendit, e po ashtu shfaqi vullnet e gatishmëri të plotë për të përkrahur Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe”.
“Të dy u dakorduan që ruajtja e stabilitetit në Ballkan e më gjerë përbën prioritet, ndërsa koordinimi me partnerët tanë strategjikë është lidhja që e garanton këtë”, thuhet në kumtesën për media nga Ministria e Mbrojtjes.

Të tjera
-
Enver Hasani: Gabim politik i opozitës – Presidentja s’ka kurrfarë roli më
(Radio Evropa e Lirë) – Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktua...
-
Ndërprerja e seancës konstituive, Kuvendi del me njoftim
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është njoftuar presidentja, Vjosa Osmani, pë...
-
Rukiqi i reagon Muratit që nënshkroi vendim si ministër: Këta nuk respektojnë as demokraci, as ligj, as Kushtetutë
Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Hekuran Murati në...
-
Raportoi rrejshëm një grabitje, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi ka raportuar rre...
-
Duartrokiti në dështimin e seancës, sqarohet Agim Bahtiri: E bëra për autogolin që ia bëri opozita vetës
Pasi pa veten në lajme duke duartrokitur i vetëm për dështimin e seancës kons...
-
Hekuran Murati “i dorëhequr” nënshkruan udhëzim administrativ për arkat fiskale
Deputeti i sapozgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka bërë të ...
-
Deputeti i PDK’së, thotë se letra e Kurtit nuk ishte dorëheqje: Është një test si njoftim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, kërkoi nga k...
-
Cakolli: Seanca u bllokua sepse koalicioni i LVV-së pra shumica parlamentare nuk i pati votat, jo pse këtë e bëri opozita
“Nuk dështoi votimi i raportit pse opozita e bllokoi por se shumica parlament...
-
Pasi u aprovua pjesërisht ankesa e Prokurorisë, Thaçit i shtohet përgjegjësia për “nxitje” në aktakuzën kundër administrimit të drejtësisë
Pasi Gjykata e Apelit në Speciale ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokuroris...
-
IKD: Letra e dorëzuar nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes
IKD thotë se letra e dorëzuar nga kryeministri në detyrë ...
-
Dëshmitarja thotë se vr*sja në “Kobra City” s’ndodhi për mospagesën e faturës, deklaron se njëri i akuzuar e hoqi CD e kamerave
Në gjykimin ndaj Dibran Hoxhajt dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen në loka...
-
Shtyhet sërish në GJKKO seanca për Berishën dhe Malltezin
Është shtyrë gjyqi për dosjen Partizani, ku prej më shumë se një vit janë mar...