“Ma i lumtur jom që ju kom ndihmu njerëzve, se sa suksesi i kompanisë”- Deklarata e jashtëzakonshme e pronarit të Golden Eagle
Autori: Gazeta inFokus
10:50 | 07 April 2025
Shaqir Palushi, pronari i kompanisë Golden Eagle, në emisionin “Zgjohu”, ka folur për rrugëtimin e tij në ndërtimin e një prej kompanive më të njohura në vend, duke theksuar se suksesi i arritur nuk është vetëm fat, por edhe rezultat i punës dhe përkushtimit të tij, familjes dhe gjithë ekipit.
“Fati po, por edhe mundi edhe angazhimi i imi, i familjes, dhe i gjithë të punësuarve që ne me arritëm… Është lehtë me u duk i madh në një vend të vogël, dhe ne me një vend siç është Kosova, dukemi që e kemi bo një kompani të madhe, por kur del jashtë Kosovës e sheh sa i vogël je, dhe sa shumë mundesh me arritë,” u shpreh Palushi.
Ai theksoi synimin që Golden Eagle të shndërrohet nga një kompani nacionale në një brend me prezencë të fuqishme ndërkombëtare.
“Unë po besoj që jemi në rrugë, që nga një kompani nacionale, të kthehemi në një kompani ndërkombëtare, me një prezencë të fuqishme në tregun ndërkombëtar.”
Në fund, ai shtoi se suksesi për të nuk matet me para, por me ndikimin pozitiv te njerëzit:
“Është shumë e vërtetë që suksesi nuk matet me para, suksesi matet me atë, se sa njerëz ke arritë me i bo të lumtur… dhe kjo më bën ndoshta më të lumtur, sidomos falënderimet kur i marr nga njerëzit.”
Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...



































