Lajme

Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 05 November 2026

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar për të parën e partisë. Derisa ka thënë se kandidaturën do ta zyrtarizojë kur të bindet se ka një proces të drejtë.

E pyetur nëse do tërhiqet përballë kandidaturës së Përparim Ramës, Bajrami në Pressing në T7 u shpreh:

“Jo nuk tërhiqem, momenti i vetëm që nuk do merrja pjesë si kandidate është nëse jam e bindur që struktura është rreshtu pas një kandidati tjetër, e nuk do bëhesha pjesë e një gare sa për të qenë pjesë. Në një garë transparente nuk do tërhiqesha vetëm pse Përparimi do jetë kandidat, nuk do tërhiqesha për shkak të kandidaturave të të tjerëve”, tha ajo.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy