Lajme

Miftaraj: Kosova po blen mbi 2 milionë euro rrymë në ditë, qindra miliona shkojnë në duart e oligarkëve

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 05 November 2026

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar lidhur me shpenzimet e Kosovës për importin e energjisë elektrike, duke deklaruar se vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit janë shpenzuar të paktën 14 milionë euro për blerjen e rrymës.

Sipas tij, Kosova po shpenzon mbi 2 milionë euro në ditë për importin e energjisë elektrike, ndërsa nëse vazhdon ky ritëm, shpenzimet për një muaj mund të arrijnë në rreth 60 milionë euro.

“Kosova ka blerë mbi 2 milionë euro energji elektrike në ditë në shtatë ditët e fundit. Po i bjen se vetëm këtë javë Kosova ka blerë rrymë prej së paku 14 milionë euro”, ka shkruar Miftaraj.

-Advertisement-

Ai ka bërë edhe një përllogaritje të shumave që mund të shpenzohen në periudha më të gjata.

“Për 2 javë i bjen 28 milionë euro. Për një muaj dikund 60 milionë euro”, ka shtuar ai.

Miftaraj ka ngritur shqetësime edhe për shumat që, sipas tij, përfundojnë në duart e oligarkëve të energjisë elektrike.

“Nuk po guxoj me jep shifra për një vit sa qindra miliona euro shkojnë në duar të oligarkëve të energjisë elektrike”, theksoi Miftaraj.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy