Banka “Raiffeisen” konfirmon për Infokus rastin me Përparim Ramën: Kemi marrë veprime, kemi njoftuar edhe autoritetet
Autori: Gazeta inFokus
16:39 | 05 November 2026
Banka “Raiffeisen”, në një përgjigje për Gazetën Infokus, është deklaruar lidhur me rastin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pasi kabineti i këtij të fundit ka pretenduar se një zyrtar i bankës ka pasur qasje të paautorizuar në llogarinë dhe transaksionet e tij bankare.
Nga banka kanë konfirmuar se kanë pranuar një ankesë nga kryetari Rama dhe se, pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, përfshirë njoftimin e autoriteteve kompetente.
“Ju konfirmojmë se ankesa nga Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, është trajtuar në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore. Pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi, përfshirë edhe njoftimin e autoriteteve kompetente”, thuhet në përgjigjen e bankës “Raiffeisen” për Infokus.
Megjithatë, banka nuk ka dhënë detaje nëse është konfirmuar qasja e paautorizuar apo nëse janë marrë masa ndaj ndonjë punonjësi, duke u thirrur në mbrojtjen e të dhënave personale dhe konfidencialitetin bankar.
“Sigurojmë klientët se Banka Raiffeisen i kushton rëndësi të posaçme mbrojtjes së të dhënave të tyre personale dhe ruajtjes së konfidencialitetit bankar. Në këtë fazë, nuk mund të ofrojmë hollësi të tjera lidhur me rastin”, përfundon përgjigjja e bankës.
Ndërkohë, kabineti i kryetarit të Prishtinës, në një përgjigje për Gazetën Infokus, ka pretenduar se një zyrtar i bankës “Raiffeisen” ka pasur qasje pa autorizim në llogarinë dhe transaksionet bankare të Ramës dhe se këto të dhëna janë shpërndarë te persona të tjerë.
Sipas kabinetit, banka e ka identifikuar punonjësin e përfshirë dhe e ka larguar nga puna. Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar shprehimisht në përgjigjen që banka i ka dhënë Infokusit.
Nga Zyra e Ramës kanë paralajmëruar gjithashtu se do të ndjekin rrugët ligjore ndaj bankës dhe zyrtarit që dyshohet se ka kryer veprimet në fjalë.

T� tjera
-
Pesë të dyshuar për grup kriminal dhe narkotikë dërgohen prapa grilave për 30 ditë
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar nga 30 ditë ...
-
Çitaku takon ambasadorin britanik, diskutojnë edhe për procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çi...
-
Reçica: 5 nëntori 2020 dhe 16 shtatori i këtij viti, ditët më të zeza në historinë e Kosovës
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka deklaruar se 5 nënt...
-
S’u përfshi në dokumente një pjesë e mallit – Dogana zbulon mallra me vlerë rreth 27 mijë euro
Dogana e Kosovës, ka njoftuar për zbulimin e mallrave të padeklaruar në Han t...
-
Inspektorati ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte n...
-
Uniformat e dëmtuara të policisë në karriget e ministrave, Haxhiu: 5 vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja Teuta Haxhiu ka ndërmarrë një aksion simbolik në Kuvend, duke vendo...
-
Liria ka Emër letër Parlamentit Evropian, ia parashtron disa kërkesa: Mos qëndroni vëzhgues, ushtroni kompetencat tuaja
Platforma Liria ka Emër, i është drejtuar Parlamentit Evropian, me kërkesë pë...
-
Pas mungesës së kapelave, Policia anulon tenderin për karriget e ceremonisë së diplomimit të kadetëve
Policia e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për marrjen me qira të ...
-
Luksi i pushtetit të Kurtit: Për 9 muaj, mbi 32 milionë euro shpenzime për derivate, telefona e udhëtime
Sa ishte në opozitë, Albin Kurti premtonte ulje të shpenzimeve të luksit, për...
-
Ministri zviceran: Vendimi i Gjykatës Speciale nuk është politik, s’mund ta komentoj
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, dhe homologu i tij ko...
-
Strategjia shtetërore për Hagën, Konjufca: Pasnesër mbledhje disaorëshe, synojmë ta fitojmë rastin
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për punën e gru...
-
Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uni...































