Mungesa e uniformave – pas raportimit të Infokus, IPK rekomandon suspendimin e drejtorit të Prokurimit të Policisë
Autori: Gazeta inFokus
18:12 | 05 November 2026
Pas raportimeve të Gazetës Infokus për mungesën e uniformave për kadetët e rinj të Policisë së Kosovës dhe shtyrjen e ceremonisë së diplomimit, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin nga detyra të drejtorit të Prokurimit në këtë institucion.
Sipas IPK-së, ndaj zyrtarit në fjalë janë duke u zhvilluar hetime nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe konflikt interesi në proceset e prokurimit publik.
“Hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar një hetim paraprak ndaj zyrtarit në fjalë me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe çështje që lidhen me konfliktin e interesit në proceset e prokurimit publik”, thuhet në komunikatën e IPK-së.
Sipas Inspektoratit, hetimet përfshijnë dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale.
“Dyshimet hetimore përfshijnë rrethana që ndërlidhen me dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale, për të cilat janë duke u shqyrtuar vendimmarrja, mënyra e zhvillimit të procedurave dhe respektimi i kritereve dhe detyrimeve ligjore nga personat përgjegjës”, thuhet tutje në komunikatë.
Për të garantuar mbarëvajtjen e hetimeve, IPK ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës që zyrtari të suspendohet deri në përfundimin e hetimit penal.
“Për të garantuar integritetin dhe mbarëvajtjen e procesit hetimor, IPK i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të zyrtarit në fjalë deri në përfundimin e hetimit penal”, thuhet në komunikatë.
Për këtë çështje është njoftuar edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.
Gazeta Infokus kishte raportuar se ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Kosovës ishte shtyrë për shkak të mungesës së uniformave.
Infokus kishte raportuar gjithashtu se, për shkak të mos sigurimit të uniformave të reja, kadetët ishin detyruar të huazonin pjesë të uniformave nga gjeneratat e mëparshme.
Mungesa e uniformave ka qenë problem i vazhdueshëm në Policinë e Kosovës. Sipas Sindikatës së Policisë, tenderët për furnizim me uniforma kanë dështuar që nga viti 2021.
Rekomandimi i IPK-së për suspendimin e drejtorit të Prokurimit vjen në kohën kur Policia e Kosovës po përballet me kritika për mungesën e pajisjeve bazike për pjesëtarët e saj.
Megjithatë, IPK nuk ka saktësuar nëse hetimet ndaj këtij zyrtari lidhen drejtpërdrejt me tenderët për uniforma.

T� tjera
-
Hetimet për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot drejtorit të Përgjithshëm...
-
Pakënaqësi për papastërtinë, prindërit kërkojnë që nesër të bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”
Këshilli i Prindërve të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë ka kërkuar që t...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë mbarëkombëtare për të shtunën në Prishtinë
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur protestë mbarëkombëtare n...
-
Miratohet në lexim të parë Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Inspektorati...
-
Pesë të dyshuar për grup kriminal dhe narkotikë dërgohen prapa grilave për 30 ditë
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar nga 30 ditë ...
-
Çitaku takon ambasadorin britanik, diskutojnë edhe për procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çi...
-
Banka “Raiffeisen” konfirmon për Infokus rastin me Përparim Ramën: Kemi marrë veprime, kemi njoftuar edhe autoritetet
Banka “Raiffeisen”, në një përgjigje për Gazetën Infokus, është deklaruar lid...
-
Reçica: 5 nëntori 2020 dhe 16 shtatori i këtij viti, ditët më të zeza në historinë e Kosovës
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka deklaruar se 5 nënt...
-
S’u përfshi në dokumente një pjesë e mallit – Dogana zbulon mallra me vlerë rreth 27 mijë euro
Dogana e Kosovës, ka njoftuar për zbulimin e mallrave të padeklaruar në Han t...
-
Inspektorati ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte n...
-
Uniformat e dëmtuara të policisë në karriget e ministrave, Haxhiu: 5 vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja Teuta Haxhiu ka ndërmarrë një aksion simbolik në Kuvend, duke vendo...
-
Liria ka Emër letër Parlamentit Evropian, ia parashtron disa kërkesa: Mos qëndroni vëzhgues, ushtroni kompetencat tuaja
Platforma Liria ka Emër, i është drejtuar Parlamentit Evropian, me kërkesë pë...


































