Rozë

Lutfi Haziri tregon për herë të parë a është xheloz ndaj gruas

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 28 February 2021

Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri përveç jetës profesionale, ai nuk heziton të flas edhe rreth jetës së tij private.

Në një intervistë të dhënë në ATV, ai foli më shumë rreth familjes së tij, ku nuk i shpëtoi pyetjes se a është xheloz ndaj gruas.

“Jo në atë kuptim, përkundrazi nuk mund të jesh xheloz nëse e shen vetën tane. Xhelozia nëse merret në kuptim negativ pengon në zhvillimin e jetës. Xhelozi nëse merret në kuptimin negativ, të pengon, në zhvillimin e familjes dhe të jetës familjare. Xhelozi ën kuptimin pozitiv natyrisht për me punu ma shumë, me u angazhua ma shumë edhe me ju rujt ma shumë njëri tjetrit. Kështu që ne e kemi mbështet njëri tjetrin pa atë lloj xhelozie. Në e kemi lirin e plotë të njëri tjetrit që e kemi ndërtu edhe bashkëjetesën dhe lumturinë” tha ai.

-Advertisement-

Lutfiu është i martuar me Myrvete Bajramin e njohur si Mikja, e cila është edhe këngëtare. Ai foli për takimin e parë, ku ishte njoftuar me gruan e tij.

“Për herë të parë jemi takuar në aktivitete. Mikja ka qenë në kulmin e famës së vetë, unë kam qenë në kohën time në Gjilan, udhëheqës i rinisë, kryetar i Forumit të Rinisë në atë kohë. Kurse Mikja ishte në rritje bashkë me motrën e vet Makbulën”, tha ai.

Dhurata e fundit që ia ka bërë gruaja është përqafimi, për të cilin ndihet shumë i lumtur.

“Ne shpesh bëjmë dhurata të vogla, përqafimi është dhurata e fundit” tha ai. Nuk jemi te varur në këto dhurata simbolike. Natyrisht që dhuratën më të madhe ma ka bërë në 50 vjetorin e lindjes një këngë që mka befasu, që ma ka bërë befasi bashkë me miqtë e mi. Dhurata më e mirë janë fëmijët e mi” shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera