Rozë

‘A Long Way Home’Ibër i Deari në festivalin e filmit Downtown Tyler

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 31 August 2017

Regjisori shqiptar nga Maqedonia Ibër Deari po vazhdon të korrë suksese me filmin e tij të metrazhit të shkurtër ‘A Long Way Home’.

Ky film me skenar e regji të Dearit, do të shfaqet në edicionin e shtatë të Festivalit të Filmit ‘Downtown Tyler’në Texas, shkruan KultPlus. Ky festival i cili mbahet në qendër të qytetit Tyler është themeluar në vitin 2011. Festivali mbahet me datat 27 deri më 30 shtator ndërsa filmi i Ibër Dearit do të shfaqet më datën 27 shtator në Liberty Hall.

Filmi bënë fjalë për një djalë me emrin Olti, i cili pasi lirohet nga burgu, niset rrugës për në shtëpi. Por gjatë rrugës haset me një pengesë të madhe. Oltit i ndalohet të futet në fshatin e tij. Ai mbetet mes dilemës, rrezikut për familjen e tij ose të ik larg që të filloj një jetë të re.

-Advertisement-

‘A long way home’ në kastë të aktorëve ka: Mirsad Abazi, Sefedin Shabani, Musa Isufi dhe Ardian Kadriu. Producent i filmit është Afrim Asani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera