Sport

LIVE ceremonia e hapjes së Botërorit “Rusia 2018” (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 14 June 2018

Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, ku për pak, nga ora 16:30 do të bëhet hapja zyrtare e Kupës së Botës “Rusia 2018”  dhe do të zhvillohet ndeshja e parë ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite, me fillim në ora 17:00.

Këngëtari i famshëm Robbie Williams dhe sopranoja ruse Aida Garifullina, do të argëtojnë të pranishmit në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në stadiumin Luzhniki të Moskës, e atyre do t’iu bashkëngjitet edhe ish-futbollisti i njohur brazilian, Ronaldo “Fenomeni”.

Ata do të performojnë për 30 minuta, para se të fillojë ndeshja e parë mes nikoqirit Rusisë dhe Arabisë Saudite, që bëjnë pjesë në grupin A, bashkë me Uruguain dhe Egjiptin.

-Advertisement-

Përmes Insporti.com, do të mund ta përcillni LIVE (Drejtpërdrejt) ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, që fillon në ora 16:30.

Përcilleni LIVE ceremoninë hapëse të Botërorit “Rusia 2018”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera