Lajme

Lirohen nga paraburgimi zyrtarët e dyshuar për keqpërdorime në stadiumin e Magures

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 15 February 2023

Nëntë personat e dyshuar për keqpërdorim në projektin e ndërtimit të stadiumit të Magurës në Lipjan janë liruar nga paraburgimi.

Kështu tha për Klankosova.tv avokati Driton Muharremi.

Ai tha se ky vendim ka ardhur nga Gjykata Supreme.

-Advertisement-

“Ende vendim të shkruar s’kemi marrë. Por, na kanë informuar derisa sa kemi qenë në intervistë tek prokurori. Ka ardhur njoftimi nga Qendra e Paraburgimit se klienti im dhe të tjerët janë liruar. Ky vendim është i bazuar në mbrojtje të ligjshmërisë”, tha ai.

Persona në fjalë ishin arrestuar nga policia më 23 janar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera