Lajme

Limaj, Lushtaku, Nura: Ish-akterët e UÇK-së mblidhen në shtëpinë e deputetit të PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 13 January 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka njoftuar se i ka mikëpritur në shtëpinë e tij disa nga ish figurat e rëndësishme të UÇK-së.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka bërë të ditur se në shtëpinë e tij ka pritur disa nga akterët e luftës, që më vonë u bënë pjesë e politikës, shkruan lajmi.net.

Ndër figurat e rëndësishme që u mblodhën tek Kastrati, vërehen të jenë ish shefi i deputetëve të PDK-së Adem Grabovci, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku, kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj, ish deputeti dhe pjesëtari i UÇK-së Gani Koci.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Sonte në shtëpinë time mirëprita disa nga personalitetet kryesore të UÇK-së të cilëve historia ju dha një rol sakrifikues në luftën tonë çlirimtare.

UÇK NA BASHKON!

Mbi këtë bashkim Kosova i korri dy sukseset më të shënuara në histori: ÇLIRIMIN nga Serbia de PAVARËSINË.

Mbi këtë bashkim të gjitha gjeneratat e reja në politikë e kanë më të lehtë për të krijuar platforma politike të cilat do prodhojnë perspektiva zhvillimore për ekonominë dhe mirëqenien sociale të këtij vendi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera