Lajme

Liderët e G7-së sot me takim virtual për sulmet ruse ndaj Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 11 October 2022

Liderët e grupit G7 të shteteve me ekonomi më të zhvilluar do të mbajnë sot një takim virtual, për të diskutuar për sulmet e njëpasnjëshme ndaj qyteteve ukrainase që u bën të hënën.

Gjatë thirrjes së sotme, liderët duke përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, pritet të ritheksojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Në takim pritet që të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Pas kësaj, do të ketë një deklaratë për media, shkruan BBC.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera