Sport

Lëndimi u Jotas serioz, ja kur pritet të kthehet

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 13 December 2020

Sulmuesi i Liverpoolit, Diego Jota, kishte përsuar një lëndim në mesjaven e kaluar në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen që ‘The Reds’ zhvilluan kundër Midtjylland, Jota u dëmtua në gju dhe do të mungoj rreth dy muaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vet trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në një konferencë për media para ndeshjes me Fulhamin, që po luhet aktualisht.

-Advertisement-

“Lëndimi është më i keq se sesa menduam në fillim, më mirë se sa menduam më pas”.

“Është shikuar gjithçka me hollësi, s’ka nevojë për operacion (në gju). Por do të jetë jashtë për një kohë. Nuk e dimë saktë se sa por ndoshta deri në dy muaj” u shpreh Klopp.

Jota deri me tani ka shënuar nëntë gola në 17 ndeshje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera