Lajme

Lekaj pret në takim kryetarin e Hanit të Elezit

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 22 October 2018

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të hënën priti në takim kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Lekaj ka dëgjuar nga Suma të gjitha kërkesat dhe ankesat që banorët e komunës kanë parashtruar për punimet që po zhvillohen në autostradën “Arbën Xhaferi”.

I pari i dikasterit të Infrastrukturës ka premtuar se do të shqyrtohen të gjitha ankesat që banorët e Hanit të Elezit kanë.

-Advertisement-

Pas këtij procesi, Lekaj dhe Suma do të takohen edhe me përfaqësuesit e punëkryesit “Bechtel & Enka”, për shqyrtim të mundësisë të zgjidhjeve të problemeve që qytetarët kanë shprehur. ​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera