Lajme

Lekaj: Kurti mendon se është në opozitë dhe i bën vetvetes opozitë

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 12 January 2023

Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti ndaj dialogut, duke thënë se ka një regres që nuk është parë në 20 vitet e fundit.

“Nëse e marrim dialogun, jo që ka përparim, saktësi apo bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, por kemi një regres, qoftë në politikën e jashtme dhe premtimin që e kanë dhënë se ‘ne nuk do të ulemi me Vuçiqin, do të dialogojmë me serbët lokalë’ dhe ja ku jemi. Në dialog ka një regres që nuk është parë në 20 vite; vendimi për targa me vonesë, që ka shkaktuar probleme ne veri dhe një territor prej 17 përqind të Kosovës, që sot nuk kontrollohet fatkeqësisht nga Qeveria e Kosovës”, tha Lekaj në Rubikon të Klan Kosova.

Tutje ai tha se ende mendon se kryeministri Albin Kurti mendon se është në opozitë dhe se e luan rolin e opozitarit ndaj vetes së tij.

-Advertisement-

“Ndoshta nga kokëfortësia e Kurtit, ndoshta nga mospërvoja për t’u ballafaquar me problemet, sepse ende mendoj se zoti Kurti mendon se është në opozitë dhe i bën vetvetes opozitë, dhe në këtë mënyrë mendoj se atje tani ne nuk kemi institucione, nuk funksionon asgjë dhe ja ku kemi ardhur. Kemi kthim mbrapa për rreth 20 vite. Mjaft me mund është ardhur që një qytetar i Kosovës nga komuniteti serb ta veshë uniformën e ushtrisë, policisë, të jetë në gjykatë, në institucione, dhe sot të gjithë janë larguar, e kemi një zbrazëti të funksionimit të shtetit në atë pjesë”, u shpreh Lekaj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera