LDK: Rrugëtimi Transformativ vs Sukseset e Shpejta
Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 07 November 2024
Shkruan: Shenoll Muharremi
Sot LDK e fillon fushatën apo turneun e saj (para) zgjedhor në Prishtinë dhe pastaj vazhdon në vende e rajone tjera. Metëvërtetë Lumir Abdixhiku me ekipet e tyre kanë bërë një punë të mirë pozitive deri më tani me reforma e përparime në parti.
Normal, që deri më tani ka pasur një përparim kredibil, por kjo nevojitet me vazhdu dhe me tregu durim dhe konsistencë. Asgjë nuk bëhet shpejt dhe menjëherë, ‘brenda natës’, e as sot partia (ldk e as tjerat) nuk është në gjendje qe duhet të ndalojmë.
Ne jemi në një proces afatgjatë të transformimit pozitiv të Kosovës kur duhet gjithsecili me japë më të mirën e asaj që mundet e din, pas disa viteve dhe dekadave do të kuptojmë nëse kjo ka mjaftuar apo jo..
Nuk ka dyshim që Abdixhiku e meriton me qenë Kryeministër i Kosovës dhe LDK me udhëheqë qeverinë e Kosovës në koalicion me partitë tjera. Por ngjashëm vlenë edhe për Memlin, Vlorën e Bedri Hamzën… edhe për Albinin Kurtin e Vjosa Osmanin, kuptohet.
Kosova ka nevojë për të gjithë dhe shumë tjerë tashmë me ekspereincë, por nuk munden të gjithë të qeverisin në të njëjtën kohë. Duhet të gjithë të tregojmë pjekuri politike dhe kulturë bashkëpunimi ku e nxjerim më të mirën e gjithsecilit mvarësisht për nevojave të kohës dhe vendit. Nëse bëhet tani apo më pas Lumiri Kryeministër, nuk është një problem.
Me rëndësi është që fryma pozitive të vazhdoj në LDK dhe kualiteti i partive politike të përmirësohet deri në atë nivel që kushdo që fiton të përfitoj Kosova. Kjo do të ndodhë kur reformohen dhe forcohen së paku 3-4 partitë kryesore në Kosovë. E këtë aktualisht po e bënë menaxhmenti i LDKsë. Ky është interesi jonë strategjik afatgjatë, të kemi parti të forta funksionale të qëndrueshme.
Nuk është interes i Kosovës të i shkatërrojmë kundërshtarët politik apo të i fitojmë një palë zgjedhje (qasje e ngushtë afatshkurte). Politika është një garë afatgjate e ideve, koncepteve, kauzave… Një proces transformativ që nuk ndalet apo kufizohet në disa muaj. Rrjedhimisht, nuk duhet as LDK e as PDK të kenë presion nga zgjedhjet e 9 shkurtit. LVV ndoshta po, për shkak se ata janë ata që mund të humbasin përkrahjen natyralisht.
Personalisht e kam përcjellë Këshillin e LVV-së dhe Konventën e PDK. Tash edhe LDK kam me përcjellë dhe komentu kohë pas kohe. Idea bazë është që menaxhmenti i saj me vazhdu me reforma dhe mos me kriju një projekcion ku një palë zgjedhje janë jetë a vdekje.
Fokusi nga vetëm zgjedhjet, tek idetë dhe paradigma e re. Çka mundet me bë ndryshe dhe jashtë kornizës aktuale që Kosova me përiftu më shumë? Asgjë nuk ndodhë për 3-4 muaj. Nga secili rezulat mundemi me mësu dhe me nxjerë më të mirën prej saj. Me rëndësi është trendi me qenë pozitiv i reformimit partiak dhe politik e ekonomik të partisë. Aty matet dhe shifet suksesi apo jo i menaxhmentit.
Ne e kemi një kontekst politik në Kosovë ku LVV ka fitu shumë përkrahje në zgjedhjet e fundit. Kjo ka qenë e jashtëzakonshme, por nuk është e qëndrueshme se gjithashtu ka ndodhur si votë ndëshkurese dhe proteste ndaj establishmentit të vjetër që më nuk ekziston.
Kjo nënkupton që LVV nuk mundet me e mirëmbajtë përkrahjen që e ka por gjithashtu nuk mund të bie nga 50% në 20%… duhet një tranzicion progresiv kohor. Kjo nënkupton që edhe këto zgjedhje LVV do të fitoj, sipas të gjtiha gjasave, por fitorja do të ndihet si humbje morale nga Kurti dhe kryesia se ata po projektojnë një përsëritje të suksesit të mëparshëm që nuk është racional. E kur dalin, të themi 35%, do ndihen se kanë humbur.
Në këtë kontekst politik dhe zgjedhor opozita, LDK, do të rritet në dëm të LVV dhe do të ndihet si fitues. Por vota nuk duhet medoemos me qenë udhërrëfyes i drejtimit të LDK-së. Kauzat, transformim i Kosovë, paradigmat e reja ekonomike, duhet me qenë. Nëse i përcjellim vetëm votat, ne mundemi me gabu rrugën e duhur dhe me përfundu në populizëm. Gara për rritjen e pagave e konfirmon këtë.
Megjithatë, nëse vazhdon LDK me reforma dhe ide të reja, krijon kauza, duhet të ndihet fituese me secilin rezultat eventual. Secili rezultat mbi 21%, në kontekstin aktual politik dhe zgjedhor, e qet fitues LDK-në në zgjedhjet e 9 shkurtit. Mesiguri do fitoj shumë më tepër. Por rezultati, nëse do të jetë pak më i lartë apo jo, nuk do ndryshoj asgjë në themel. Përate partia nuk duhet të kompromitoj standardet dhe vlerat politike afatgjata për ndonjë votë më shumë a më pak.
LDK e ka për detyrë të shfrytëzoj kapacitetet e shumta brenda saj që të gjeneroj një model të ri, paradigmë të re ekonomike dhe qeverisëse që krijon identitetin e ri ekonomik dhe prosperitet për Kosovës. Kjo është ‘lufta’ e saj me të ardhmën. Nëse arrinë të bëjë këtë, ajo do të del fituese, do e fitoj të ardhmën.
Por nese fokusohet shumë në një palë zgjedhje dhe në disa muaj, e neglizhon afatgjatën, përmbajtësorën, kauzat, paradigmën e re.. atëherë mundet të mashtrohet pas lakmisë për vota dhe të mos e arrijë potencialin e saj afatgjatë. Kjo është gara e LDK-së…. Një garë me vehtën e saj dhe kohën.
Të tjera
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...
-
Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes –...
-
“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë” – Avni Arifi i reagon ashpër Donika Gërvallës
Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministre...
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...