Sa ka rënë numri i serbëve në veri?
Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 24 December 2024
Shkruan: Agon Hoti
Në vitin 2011 në veri të Kosovës kishte 37 625 serbë (dhe të tjerë) pa i llogaritur shqiptarët. Në vitin 2024 ky numër ka rënë në 20 948 pa i llogaritur shqiptarët, pra për 13 vite ka rënie prej 45% të numrit të serbëve (dhe të tjerëve).
Nëse shkohet me këtë tempo, atëherë në 15 apo 20 vitet e ardhshme numri i serbëve në veri të Kosovës do të jetë i papërfillshëm. Prandaj, Serbia është e interesuar që të mos arrijë asnjëherë marrëveshje me Kosovën, sepse vetëm kështu i mban gjallë tensionet dhe nacionalizmat aty, përndryshe një veri i Kosovës pa serbë ia djeg Serbisë çfarëdo karte dhe pretendimi territorial në Kosovë.
E kam thënë sa e sa herë se është faktori demografik dhe faktori kohë që në plan afatgjatë i japin përparësi Kosovës në dialogun me Serbi. Sepse sa më e qetë gjendja në veri, qoftë edhe me një marrëveshje të përkohshme mes Kosovës dhe Serbisë, do ta përshpejtonte ikjen e serbëve kur ta kuptonin se pak perspektivë u ka ngelur në atë pjesë. Vetëm tensioni dhe nacionalizmi i mban serbët aty, përndryshe qetësia i largon.
E njëjta gjë po ndodh edhe me shqiptarët në Luginë të Preshevës, sepse vetë qetësia që po mbretëron aty po e zbraz frikshëm këtë pjesë nga shqiptarët, ndërsa tensioni e naconalizmi do t’i mbante aty. Mjerisht politika e Kosovës në vend që të vepronte me reciprocitet në Luginë të Preshevës siç po bën Serbia në veri të Kosovës, ajo ka zgjedhur ta përçajë sa më shumë faktorin politik shqiptar në Luginë duke e dobësuar atë dhe defaktorizuar si asnjëherë më parë.
Të tjera
-
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Rahovec
Sot në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një fabrikë e plas...
-
Gjendet një trup pa shenja jete në Suharekë
Në Suharekë policia e Kosovës ka gjetur një trup të pajetë. Vdekjen e vikt...
-
Me veturën e restauruar të Rugovës, Presidentja shkon për homazhe tek varri i tij
Presidentja Vjosa Osmani sot ka shkuar për homazhe të varri i ish-presidentit...
-
Trumpi gjen letrën që ia la Bideni – çka shkruan në të?
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ndërsa nënshkroi një mori urdhrash ekzek...
-
Vogel: Me ardhjen e Trump-it shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vo...
-
Për shkak të rënies së mjegullave ulet dukshmëria në rrugën Shkup-Tetovë
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet ...
-
Zotimi i pestë i Bedri Hamzës: Arsim për të ardhmen, bursa studentore 25 milionë euro në vit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar videon ne zoti...
-
Osmani: Presidenti Rugova ndërtoi aleancat që na u deshën më së shumti në kohë të vështira
Presidentja Vjosa Osmani pas homazheve te varri i Presidentit Ibrahim Rugova ...
-
Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas një dite të gjatë
Donald Trump tani është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë pas një dite shumë të g...
-
Arrestohen në Prishtinë dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, dyshohen për vjedhje
Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbi dyshimin për vjedhje. ...
-
Arrestohet një burrë në Novobërdë për posedim nạrkotikësh
Një burrë është arrestuar dje në Novobërdë, pasi gjatë një kontrolli në shtëp...
-
Ferizaj: 37 persona të arrestuar, 11 vjedhje dhe 6 raste dhụne në familje gjatë javës së kaluar
Policia e Ferizajt ka realizuar një numër të konsiderueshëm aktivitetesh gja...