Sport

Lazio vjen me një reagim pasi Muriqi shënoi golin e parë në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 31 January 2021

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, e ka realizuar golin e parë në Serie A me fanellën e Lazios, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi ka shënuar në fitoren 3-1 te Lazios në udhëtim te Atalanta, në duelin e vlefshëm për xhiron e 20-të në elitën e futbollit italian.

Futbollisti prizrenas u inkuadrua në lojë në minutën e 80’, dhe golin e realizoi pas dy minutave.

-Advertisement-

Pas golit të parë të shënuar nga Muriqi, ka reaguar edhe klubi i Lazio përmes një postimi në faqen zyrtare në twitter.

“Goli i parë për Vedat Muriqin në Serie A, bravo Vedat”, ka shkruar klubi i Lazios.

Më poshtë keni postimin e ekipit nga kryeqyteti i Italisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera