Lajme

Latifi e nisi, tani edhe Vitia mirëpret kontributin e anesteziologëve në pension

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 24 January 2023

Ikja e anesteziologëve nga sektori publik në atë privat përgjatë 2022 ishte kryetemë në shëndetësi.

Madje po cilësohet edhe si emergjencë kombëtare ky profil, raporton Klan Kosova.

E, pak ditë më parë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia mblodhi disa nga këta profesionistë, tashmë të pensionuar për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj gjendje.

-Advertisement-

Anesteziologu i pensionuar, Ukshin Ismaili tha për televizionin se ministri Vitia jo-domosdo ka kërkuar ri-kthimin e tyre ne institucione publike për të qenë aktiv në salla operative, por të kontribuohet edhe përmes modaliteteve tjera të mundshme.

Megjithatë edhe me ligjin e pagave dhe rregullimin e bazës ligjor, anesteziologu në pension Rafet Abazi thotë se zor që dikush pranon të ri-kthehet në spitale publike.

Sipas anesteziologut Abazi shkak janë marrëdhëniet ndër-njerëzore të cilat janë prezente brenda institucioneve publike.

Sidoqoftë në këtë takim profesionistët e anestezionit propozuan që të hapen ambulancat specialsitike të kësaj lëmie në mënyrë që edhe specializantët të trajnohen në aspektin teorik dhe më pas edhe në atë praktik.

Një opsion tjetër është që anesteziologët në pension t’i trajnojnë kuadrot e reja nëpër vendet e punës ku janë, kryesisht tani në sektorin privat apo të shërbejnë si konsultantë.

Për këto dhe të tjera do të ketë edhe një ri-takim me ministrin Vitia.

Një iniciativë të tillë e kishte pasur edhe ish-ministri Rifat Latifi ku vetëm dy ditë para dorëheqjes pati takuar disa nga anesteziologët e pensionuar për të njëjta qëllime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera