Rozë

‘Lajthitja’ e kompjuterit ‘fëlliqi’ Alketa Vejsiun para gjithë shqiptarëve (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 30 May 2017

Edhe pse gjithë finalja e ‘Your Face Sounds Familiar’ ishte një dështim që u vu re nga të gjithë, vulën ia vuri shpallja e fituesit.

Pasi iu dhanë çmimet Valon Shehut dhe Flaka Krelanit u tha se kishte ndodhur një përllogaritje gabim. Ajo që nuk gaboi ishte parashikimi i të gjithëve se fituesja do të ishte Beatrix Ramosaj.

Nga të gjitha performancat anëtarët e jurisë i kishin me tepri ‘lavdet’ për të. Minuta pas përfundimit të spektaklit produksioini ka kërkuar ndjesë për shpalljen e fituesit. Në fakt ishte Beatrix ajo që ka fituar këtë spektakël.

-Advertisement-

‘Kur varesh nga teknologjia behen dhe gabime si ky qe ndodhi sonte; ne nje transmetim direkt mund te ndodhin te gjitha.

Fituesja e patentes eshte ne te vertete Beatriks Ramosaj sipas votimit te jurise dhe konkurrenteve.

Kompjuteri nxorri gabimisht ne fund te programit, emrin e Valon Shehut si fitues.( gje qe nuk i ndryshon asgje talentit dhe vokalit te rralle te Valon Shehut). Flaka Krelani fiton cmimin e merituar te produksionit!

Tv Klan dhe Produksioni i kerkojne ndjese per kete incident, fitueses se vertete dhe te merituar, Beaktiks Ramosajt!

Falenderojme Valonin dhe Beatriksen per sportivitetin me te cilen mirkuptuan kete situate! Per Mediat; “Fiton edicionin e dyte te YFSF, Beatriks Ramosaj”!

Kompjuteri lajthit.

Urime te gjithe kastit te kengetareve per gjithcka dhane ne kete edicion!’-ka shkruar Alketa minuta pas përfundimit të spektaklit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera