Lajme

LAJM I MIRË: Shërohet një person nga koronavirusi në Kosovë

koronavirus
Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 09 April 2020

Një person tjetër është shëruar nga koronavirusi në Kosovë duke quar në 38 numrin e të shëruarve, shkruan gazeta inFokus.

Këtë e ka konfirmuar Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.

“Sot më 09 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e tetë (38)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

-Advertisement-

Ndërsa një person tjetër ka humbur betejën me këtë virus, duke quar në 7 numrin e viktimave.

“Sot më 09 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një rast i vdekjes nga fshati Vrapçiq-Gjilan i gjinisë mashkull, të moshës 72 vjeç dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 23 mars 2020. Është trajtuar në repartin intenziv të Klinikës Infektive nga data 31 mars 2020. Pacienti ka patur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera