Lajme

Lajcak: Jemi në Kosovë sepse jemi të shqetësuar, s’duam të përsëritet situata e 1 muaji më parë

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 24 August 2022

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur për mediat kosovare pas takimeve të sotme, me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Lajcak ka thënë se përmes vizitës në Kosovë bashkë me emisarin amerikan Gabriel Escobar kanë dashur të dërgojnë mesazhin se ka unitet mes Brukselit dhe Washingtonit dhe se komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar me atë që ndodhi më 31 korrik të këtij viti.

Ai ka thënë se pritet që bashkë me liderët e Kosovës dhe Serbisë të mos lejojnë të përsëritet në prag të muajit shtator ajo që ndodhi në muajin korrik në veri, duke lënë të kuptohet mes rreshtash se mund të mos ketë implementim të vendimit të qeverisë nga 1 shtatori, kur edhe pritej të fillojë së implementuari vendimi i qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumente me Serbinë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Mesazhi më i rëndësishëm është se jemi këtu me Gabriel Escobarin pikë së pari për të treguar se uniteti midis BE-së dhe SHBA-së është i plotë dhe nuk mund të jetë më i mirë. Ne po punojmë së bashku sa i përket normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe së dyti, komuniteti ndërkombëtar është shumë i shqetësuar lidhur me atë që pamë në terren më 31 korrik. Dhe pritet nga ne së bashku, ne si negociatorë dhe nga liderët e Kosovës dhe Serbisë që të mos lejojmë që kjo të përsëritet më 31 gusht dhe prandaj jemi këtu”, ka deklaruar Lajcak pas takimeve.

Gazeta Infokus më parë ka raportuar se në këto takime edhe Lajçak por edhe Escobar kanë kërkuar shtuyrje të implementimit të vendimit të qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumente edhe për 4 muaj të tjerë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera