Lajme

Lajçak deklarohet para takimit të përbashkët në Bruksel, temë diskutimi edhe “çështjet urgjente”

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 04 April 2023

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak, para takimit në mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit është takuar me të dytë.

Ai në Twitter ka treguar për këto takime. Lajçak ka bërë të ditur se përpos se diskutimet do të jenë të fokusuara në zbatimin e marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh, temë diskutimi do të jenë siç ka shkruar ai edhe “çështjet aktuale urgjente”

“Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, ka shkruar Lajçak.

-Advertisement-

Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Ohër, por ende nuk ka ndonjë nënshkrim, ndërsa bashkësia ndërkombëtare po kërkon që ajo marrëveshje të implementohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera