Sport

La Liga gjobit Messin pasi zhveshi fanellën për t’ia dedikuar golin Maradonës

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 30 November 2020

Lionel Messi, dje ia dedikoj golin e tij Diego Armando Maradonës, i cili vdiq javën e kaluar në moshën 60 vjeçare, pas një sulmi në zemër, shkruan Gazeta inFokus.

Argjentinasi gjeti golin në pjesën e dytë të takimit e Osasunën, dhe pasi realizoi ai zhveshi fanellën e tij, kurse poshtë saj kishte të veshur atë të Maradonës.

Pas kësaj, gjashtë herë fituesi i Topi të Artë është gjobitur nga La Liga me 3 mijë euro, kjo pasi rregullat e kampionatit spanjoll nuk e lejojnë të zbulohen logo apo emra kompanish.

-Advertisement-

Po ashtu, Messi është ndëshkuar me karton të verdhë pasi është e ndalur të zhveshësh fanellën për të festuar golin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera