Sport

Ky futbollist është transferimi më i mirë i Ballkanit sipas Tovërlanit

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 31 January 2021

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani, është i ftuar në emisionin ‘Dueli Sportiv’, ku po diskuton për përforcimet e klubeve të elitës së futbollit kosovar gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan Gazeta inFokus.

Tovërlani ka folur për transferimet që i ka bërë skuadra e Ballkanit nga Suhareka.

Ai ka thënë se transferimi më i mirë i ‘portokallinjve’ është rikthimi nga lëndimi i Arbër Hoxhës.

-Advertisement-

“Unë mendoj se te Ballkani transferimi më i miri është rikthimi i Arbër Hoxhës. Ai ka qenë një prej lojtarëve më të mirë në edicionin e kaluar, derisa nuk ishte i lënduar. Është një armë shumë e fortë e Ballkanit”, ka deklaruar Afrim Tovërlani.

Shumica e klubeve të Supërligës tashmë i kanë përfunduar të gjitha transferimet dhe po bëjnë përgatitjet e fundit para nisjes së stinorit pranveror që fillin me 10 shkurt me ndeshjet e Kupës së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera