Sport

Ky është reagimi epik i Xherdan Shaqirit, pasi u tha së është majtak më i mirë se Salah

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 15 March 2021

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka dhënë një përgjigje në lidhje me zërat se ai është futbollisti më i mirë me këmbën e majtë në Liverpool, shkruan Gazeta inFokus.

Shaqiri ka thënë se e majta e tij nuk është e keqe, por ka shtuar se në ekip ka shumë majtak të mirë.

“E majta ime nuk është e keqe, të jem i sinqertë. E kam shfaqur këtë në stërvitje nga goditjet e dënimit apo kur harkoj nga këndi. Mbase për këtë arsye thonë se jam më i miri, por ne kemi shumë majtakë të mirë, prandaj nuk dua të them se unë jam i miri”, deklaroi Shaqa.

-Advertisement-

Xherdan Shaqiri njihet si një nga futbollistët që ka goditje të fuqishme më të majtën.

Ai po ashtu ka krosime fantastike që shumë shpesh konkretizohen në gola./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera