Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë pas 100 ditëve luftë

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 03 June 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt e deri më tani ushtria ruse ka humbur afro 30 mijë e 950 trupa, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, është bërë e ditur se rusët kane humbu edhe 1367 tanke, 3366 mjete të blinduara, 661 sisteme artilerie, 207 MLRS, 95 sisteme luftarake kundërajrore, 210 avionë, 175 helikopterë dhe 2329 automjete ushtarake dhe depozita karburanti.

Nga Shtabi i Përgjithshëm po ashtu kanë njoftuar se forcat ruse kanë humbur edhe 13 varka ushtarake, 535 UAV taktike, 51 pajisje speciale ushtarake dhe 121 raketa lundrimi.

-Advertisement-

Kujtojmë se sot janë bërë 100 ditë që nga fillimi sulmeve të para nga forcat ruse në territorin ukrainas./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera