Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 19 April 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt e deri më tani forcat ruse kanë humbur 20 mijë e 800 ushtarë, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, ky shtab ka njoftuar se Rusia ka humbur 802 tanke, 2063 automjete të blinduara, 386 sisteme artilerie, 132 raketahedhës të shumëfishtë dhe 67 sisteme kundërajrore.

Ndërkaq, është bërë e ditur se ruset po ashtu kanë humbur edhe 169 avionë, 150 helikopterë, 1495 automjete ushtarake, 8 varka/anije ushtarake, 76 depozita karburanti, 158 UAV taktike, 27 njësi të pajisjeve speciale dhe 4 SAM.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine”, ku po publikohen informacionet e fundit lidhur me situatën atje.

Kujtojmë se sot janë bërë 55 ditë që nga fillimi i sulmeve ta para nga forcat ruse në territorin e Ukrainës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera