Lajme

Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për vdekjen e mbretëreshës Elizabeta II

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 15 September 2022

Kuvendi i Kosovës sot ka filluar punimet pas kthimit nga pushimi veror, shkruan Gazeta Infokus.

Pas kryerjes së deklarimeve jashtë rendit të ditës, kryetari u Kuvendit të Kosovë, Glauk Konjufca, thirri për një minutë heshtje për nderë të mbretëreshës së Elizabeta II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator.

“Të gjithë u pikëlluam nga ndërrimi jete i mbretëreshës Elizabeta ll, konsiderojë si të nevojshme që të nderojmë këtë mike të madhe te fuqishme të Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar me një minutë heshtje. U prehtë në paqe” përfundoi Konjufca.

-Advertisement-

Monarkja Elizabeta II u nda nga jeta në moshën 96 vjeçare./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera